Limaj: Jam i bindur që Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Jam i bindur që Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta

    Insajderi
    04 June 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur optimist se vendi së shpejti do t’i ketë institucionet funksionale, duke potencuar se partia e tij ka ofruar një mundësi për të ndihmuar në tejkalimin e bllokadës politike.

    “Unë jam i bindur që Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta,” tha Limaj.

    Sipas tij, krijimi i institucioneve është i mundur vetëm nëpërmjet ndërtimit të një shumice parlamentare, dhe çdo parti politike ka përgjegjësinë për të kontribuar në këtë drejtim.

    “Nisma ka ofruar një mundësi që ne besojmë me qenë të përgjegjshëm për faktin që vendi duhet me pasë institucione, pavarësisht si bëhet dhe çfarë shumice ndërtohet. Ne kemi dashur të jemi të përgjegjshëm para votuesve duke dhënë një mundësi – të tjerat secili i mban mbi supe,” deklaroi Limaj.

    Ai ritheksoi se respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe pozicionimi i qartë politik janë të domosdoshëm për të dalë nga situata aktuale institucionale.

    Limaj e konfirmoi që është ftuar nga presidentja Osmani në takimin për konsultim rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark