Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar mbështetje masive për koalicionin AAK-NISMA në Klinë të Epërme dhe Skenderaj, për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Limaj ka deklaruar se kandidati i koalicionit për deputet, Gani Bajraktari, bashkë me partnerët e koalicionit, diskutuan me qytetarët e Skenderajt, të cilët i dhanë mbështetje të fuqishme koalicionit AAK-NISMA.
“Kandidati ynë për deputet, Gani Bajraktari, bashkë me partnerët e koalicionit, bashkëbiseduan me qytetarët e Skenderajt, nga ku morën mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit“.
Ai tha se Skenderaj, qyteti i veprave dhe lavdisë, mbështet koalicionin, pasi ky është forcë e vetme që garanton zhvillim dhe avancim për Kosovën.
“Skenderaj, ky qytet i veprave dhe lavdisë, mbështet koalicionin AAK-NISMA dhe partnerët e tjerë, sepse është forca e vetme që garanton zhvillim dhe avancim të Kosovës“, tha ai duke shtuar se koalicioni është angazhuar për një të ardhme më të mirë për vendin.