Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është shprehur optimist se ”opozita t’i fitojë zgjedhjet”.
Fatmir Limaj ka thënë se koha do të zbulojë pasojat e gabimeve të bëra nga qeveria për veriun e Kosovës.
Tutje, Limaj ka shprehur shqetësim për të ardhmen e Kosovës dhe ka paralajmëruar se ato gabime mund të shoqërohen me pasoja të mëdha.
”Koha do ta dëshmojë sesa gabimet i ka bërë atje, shumë gabime ka bërë atje. Shumë të lezetshme janë për tu parë tani. Tash a din çka tash çka do që flet një njeri atje është duke jetuar një produkt të përkohshëm. Përtej qasaj unë po shoh keq për vendin tonë. Ka me na kushtu”, tha Limaj.