Limaj 'thumbon' AAK'në: Edhe në Gjakovë e Deçan kishin më pak vota se në 2021 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj ‘thumbon’ AAK’në: Edhe në Gjakovë e Deçan kishin më pak vota se në 2021

    Insajderi
    26 May 2025 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partneri i koalicionit, AAK ka pasur rënie të votave në bastione të saj.

    Ndërkaq, NISMA tha se e ka shtuar votën në bastionin e saj, Malishevë, përcjell Insajderi.

    Limaj ka thënë në “Pressing”, se deputetet çdoku punojnë për vete, për këtë vota ishte e koncentruar.

    Ai ka thënë se si koalicion kanë pritur më shumë.

    “Në bastionet e tyre, krahasuar me 2021 nuk kanë ru vota, diçka ka ndodhur, psh Gjakova, Deçani po flas konkretisht, nëse shihni votat 2021, ka më pak votë në 2025. Ne kemi pritur të shtohen votat, a janë angazhu po, por s’ka ardhur vota. Tek ne kanë ardhur, qai vendi vogël. Kemi rritje, ne kemi dashur edhe kemi punuar që t’i kemi 15%”.

    “Çdokund deputetët kanë punu për vete, Aleanca e ka votu Aleancën, Nisma Nismën. Unë nuk besoj që kandidatët e Nismas të presin të votohen nga Aleanca”, ka thënë Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark