Limaj: Krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e Asociacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e Asociacionit

    Insajderi
    18 September 2024 - 22:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se krerët e shtetit të Kosovës janë zotuar për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Limaj ka kritikuar mënyrën e trajtimit të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke theksuar se tre krerët e shtetit janë zotuar për implementimin e Asociacionit si një kusht për anëtarësim në KiE.

    Ai teksa ka përmendur letrën e dërguar nga ministrja e Jashtme për këtë,  e ka konsideruar si një “tentim të një lloj mashtrimi në minutat e fundit”, që ka për qëllim të krijojë konfuzion te mekanizmat ndërkombëtarë dhe të dëmtojë procesin e integrimit të Kosovës.

    “Presidentja është zotuar, tre krerët e shtetit janë zotuar, kur nuk iu ka funksionuar kjo letër, ministrja e Jashtme në mënyrë militante bën veprimin e natës së parë, presidentja nuk është duke e kontestuar këtë letër.  Janë zotuar para organeve për implementim të Asociacionit, kanë tentuar ta bëjnë një lojë në natën e fundit, kjo tregon papjekurinë politike, pa njohurinë diplomatike, tentim të një lloj mashtrimi në minutat e fundit me i vendos në lajthitje mekanizmat ndërkombëtarë”, ka deklaruar Limaj në Debat Plus.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark