Limaj kundërshton votimin e fshehtë: Po ndodhin takime, pra ajo që thoja unë para dy muajve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj kundërshton votimin e fshehtë: Po ndodhin takime, pra ajo që thoja unë para dy muajve

    Insajderi
    01 May 2025 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend nuk është praktikë parlamentare.


    “Kjo që ndodhi sot nuk është në praktikën parlamentare siç e dini gjithmonë kryetarët e kuvendit janë zgjedhur me vota të hapura. Përpos që është në përputhje me praktikën parlamentare, kur votimi fillon në mes të votimit s’mund të ndryshohet forma. Duhet tu kthehemi praktikës parlamentare dhe rregullave, kryetari dhe nënkryetarët duhet të zgjidhen më votë të hapur dhe s’mund të ndryshohet duhet vazhduar ashtu. Krejt këto mund të bëhen kur të krijohet shumica. Po më vie mirë që atë që kam thënë para dy muajve që njerëzit duhet takuar e të bashkëpunojnë, sot pas dy muajve po ndodhin takime të tilla. Shpresojë që vlerësimet dhe analizat të bëhen njëjtë për të gjithë e s’ka pasur nevojë për të shkuar dy muaj për të ardhur këtu”, Limaj.

    Ai tha se në politikë duhet takuar e të diskutohet.

    “Politika është kjo kur takohen e tentojnë të bëhen zgjidhje, pra kjo është Kosova e të gjithëve. Për tema nacionale e tema të shtetit duhet tentuar të gjenden zgjidhje. Nuk e di pse, por nuk është në rregull dhe më vie mirë që deputetët nuk ranë në shkelje të praktikave dhe të vetë ligjit. Shpresojë që të tanimë janë shterur të gjitha këto mundësi që të ndërtohet ajo që thashë. Nuk zgjidhen organet e rendit pa e pasur shumicën”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark