Limaj: Kurti do të mbahet përgjegjës, pranoi marrëveshje pa njohje me Asociacion në qendër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Kurti do të mbahet përgjegjës, pranoi marrëveshje pa njohje me Asociacion në qendër

    Insajderi
    28 February 2023 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Kthim domethënës mbrapa për të cilin Kryeministri Albin Kurti do të mbahet përgjegjës”. Kështu vlerësoi Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një reagim ndaj takimit të djeshëm të Nivelit të Lartë në Brukseë, ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi në plotëni plan-propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohje juridike të ndërsjellë dhe me pajtimin e dhënies së një “niveli të duhur të vetëmenaxhimit” për serbët e Kosovës si dhe zbatimin e marrëveshjeve parprake, përfshirë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    “Tashmë është zyrtare, kryeministri Albin Kurti ka pranuar marrëveshjen që në QENDËR të saj ka Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pa njohje formale të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë”, shkroi Limaj.

    “Plani 11 pikësh për të cilin Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruaj menjëherë, e bën të qartë që Kosova do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut!”

    “Për veç kësaj, bazuar në pikën 7-të të marrëveshjes, kuptojmë që kryeminstri Albin Kurti ka pranuar që përveç themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të krijojë edhe një mekanizëm shtesë, për siç thuhet. “për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë!”, shkroi mes tjerash Fatmir Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark