Limaj: Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të mashtrojë qytetarët, Kurti e ka humbur Gjilanin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të mashtrojë qytetarët, Kurti e ka humbur Gjilanin

    Insajderi
    05 February 2025 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të mashtrojë qytetarët, ashtu siç bëri para katër vitesh.

    Sipas Limajt, Kryeministri Albin Kurti ka humbur mbështetjen në qytetin e Gjilanit.

    “Kanë menduar se mund t’i mashtrojnë qytetarët si para katër vjetësh. Rrugës e panë që nuk është ashtu, sallat u zbrazën, entuziazmi ra dhe kaluan nga kënga në sharje e shpifje. Gjilanin e ka humbur, moti e ka humbur, me halla, me teze, me kunata. Nëse dikush duhet të ndihet i zhgënjyer dhe i ofenduar nga kjo qeverisje, është Anamorava,” tha Limaj në emisionin Pressing, përcjell Insajderi.

    Limaj gjithashtu ka ironizuar me kryeministrin Kurti, duke thënë se stadiumi në Gjilan mund të ishte ndërtuar me një çekiç dhe një meshalic.

    “A po e sheh bre qa ju ka bo, copë copë jau ka lon atë rrugë, një stadion bre me çekiç e me një meshalic e kisha mbaru për 4 vjet. Marrë m’kishë ardhë me kalu anej,” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark