Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook tha se nëndega e qytetit në Malishevë i tha fuqishëm PO listës për Kosovën fituese 137.
“Me një pritje entuziaste e madhështore nga përkahësit tanë të secilës lagje të nëndegës së qytetit të Malishevës, na dhanë mesazhin a madh se Mazrekët, Hotët dhe të tjerët që jetojnë e veprojnë në qytet, janë bërë bashkë për fitorën tonë të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit”, u shpreh Limaj.
Më tutje ai tha se “Kjo nëndegë, si përherë do të jetë promotore e fitores dhe vazhdimi të Veprave të mëdha, që i presin dhe meritojnë qytetarët tanë”.