Limaj mbështet bizneset vendore: Janë partnerë të zhvillimit të shtetit – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Limaj mbështet bizneset vendore: Janë partnerë të zhvillimit të shtetit

    Insajderi
    04 February 2025 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbështetur bizneset vendore duke thënë se janë partnerë të zhvillimit të shtetit.

    Përmes një postimi në Facebook, Limaj tha se do të punojmë për të ndërtuar iniciativa ligjore që do të krijojnë kushte më të mira për rritjen dhe avancimin e bizneseve vendore.

    Tutje ai shtoi se modeli i partneritetit publik-privat është formë esenciale, pasi sa më të suksesshëm të jenë bizneset, aq më i fortë bëhet shteti.

    Postimi i plotë:

    Bizneset vendore janë partnerë të zhvillimit të shtetit!

    Kosova gjatë katër viteve të fundit ka përjetuar një periudhë stagnimi, ku zhvillimi dhe prosperiteti janë ndalur. Bizneset janë ballafaquar me vështirësi të mëdha dhe shumë prej tyre janë bojkotuar nga qeveria aktuale, duke penguar rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat.

    Ne do të punojmë për të ndërtuar iniciativa ligjore që do të krijojnë kushte më të mira për rritjen dhe avancimin e bizneseve vendore.

    Modeli i partneritetit publik-privat është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar shtetin të lirojë fonde dhe të inkurajojë investimet private. Kjo formë e bashkëpunimit mes biznesit vendor dhe shtetit është esenciale, pasi sa më të suksesshëm të jenë bizneset, aq më i fortë bëhet shteti.

    ▪️Rritja ekonomike 7%

    ▪️25 miliard Euro investime kapitale publike dhe private.

    ▪️Klimë miqësore për bizneset në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark