Limaj mbështet prodhuesit vendor: Janë baza e forcimit të shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Limaj mbështet prodhuesit vendor: Janë baza e forcimit të shtetit

    Insajderi
    22 January 2025 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherit kandidat për deputet, Fatmir Limaj, ka thënë se prodhuesit vendorë janë baza e forcimit të shtetit.

    Ai ka njoftuar se sot ka vizituar fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve në Ferizaj.

    “Sot, bashkë me bashkëpunëtorët, vizitova fabrikën e prodhimit të dyerëve dhe dritareve në Ferizaj, ku nga afër u njoftova me sfidat dhe problemet me të cilat përballen në vazhdimësi.”

    Limaj ka thënë se qeverisja aktuale nuk i sheh bizneset vendore si pjesë përbërëse të zhvillimit dhe forcimit të shtetit.

    “Për fat të keq, qeverisja aktuale bizneset vendore nuk i sheh si pjesë përbërëse të zhvillimit dhe forcimit të shtetit. Prandaj, 9 shkurti është dita e koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA. Fuqizimi i prodhuesve vendorë ofron zhvillim, mirëqenie dhe avancim. Prandaj, ne zotohemi se prodhuesit vendorë do të jenë në fokus për ngritjen e kapaciteteve prodhuese.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark