![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Fatmir Limaj nga NISMA, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj fushate si dhe ka kërkuar nga ta që ta votojnë numrin 137, i cili përfaqëson koalicionin e kësaj partie me AAK-në.
Limaj u është drejtuar qytetarëve duke u thënë se përmes votimit të këtij numri, ata votojnë për pavarësi energjetike, investime në siguri në arsim, shëndetësi dhe paga të dinjitetshme.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Anëtarë dhe simpatizantë të NISMA Socialdemokrate dhe koalicionit tonë për Kosovën fituese 137!Për gjatë gjithë këtyre ditëve të fushatës elektorale, ne ju kemi takuar në çdo qytet, fshat dhe lagje për të dëgjuar hallet dhe problemet tuaja.
Në çdo takim që kemi mbajtur, tek ju kemi parë entuziazëm, motiv e përkushtim si asnjëherë më parë dhe për këtë jemi falënderues e mirënjohës pafund.Të dashur qytetarë, koalicioni ynë AAK-NISMA dhe partnerët, jemi alternativa e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, që ofron lidership të provuar në projekte të mëdha, gjithmonë për të mirën e vendit dhe kombit.
Struktura udhëheqëse, aktivistët dhe simpatizantët që për një muaj në asnjë moment nuk u ndalën në mbështetje të NISMA Socialdemokrate dhe koalicionit tonë për Kosovën fituese, veçVEPRA, ju falenderoj nga zemra për mikëpritjen, punën dhe angazhimin tuaj të sinqertë.Qytetarë të dashur, ju kërkoj përzemërsisht që nesër të VOTONI për numrin 137, numrin që i hap rrugë jetësimit të projekteve e çështjeve që kemi përpara.
Duke votuar për numrin 137, ju jeni duke votuar për pavarësi energjetike, për investime në siguri, në arsim, shëndetësi, paga të dinjitetshme dhe pensione meritore.Votoni për Kosovën fituese 137!
I juaji,Fatmir LIMAJ