Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj së bashku me nënkryetarin e komunës së Malishevës, Vesel Krasniqin, kanë zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në Bolzano të ltalisë.
Limaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se subjekti i tij politik ka marrë mbështetje të fuqishme nga mërgimtarët për përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e NISMA-së.
Tutuje, Limaj ka thënë se “Kontributi i mërgatës për vazhdon të jetë i rëndësisë së veçantë në të gjitha sferat e jetës, si në ekonominë familjare ashtu dhe shtetrore”.