Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se Qeveria Kurti nuk ishte në gjendje që ta bëjnë as urën e Badovcit.
Ai ka përmendur edhe sloganin “Kosova është shkatërruar për 20 vjet”, sipas tij për 20 vjet është ndërtuar shteti i cili s’ka ekzistuar fare.
“Nëpër gjitha studiot, zëdhënësit e VV-së, ata që duan me shpif e nuk i gëzohen suksesit të këtij vendi. Ata që 20 vjet kanë thënë u shkatërru shteti, që është slogan ruso-serb, sepse vetëm Serbia e Rusia thonë. Ky vend që nuk ka qenë hiç, që është maru e u bë shtet”.
“2008 kur unë e kam marrë ministrinë, 12 milionë euro i kam dhënë prej buxhetit minsitrisë me i dhënë rrogat dhe operimin e aeroportit. Kur është bërë marrëveshja e është marrë më koncesion, aktualisht deri sot buxhetit i kanë shku 181 milionë euro i kanë shku buxhet nga operatori. 100 milionë ka qenë investimi direkt i ndërtesës. Këta kanë thënë e kanë shit, pas 8 vjete aeroporti i kthehet Kosovës. Këta që flasin për projekte, një urë nuk kanë mundur me bë në Badovc. Tre të rinj kanë vdekur këto ditë”, ka thënë Limaj.