×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj në 11 vjetorin e lirimit nga Haga: Fitoi kauza jonë për liri

    Insajderi
    30 November 2024 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka treguar se sot janë bërë 19 vite nga lirimi i tij nga Haga.

    Ai tha se përmes këtij procesi bota kuptoi historinë e tërë të popullit të Kosovës.

    “Sot bëhen 19 vite nga lirimi im nga Haga, nga ai proces përmes të cilit bota e mbarë e kuptoi historinë e tërë të popullit të Kosovës, që ishte ngritur në këmbë për t’i dhënë krah luftës sonë të drejtë për liri e çlirim, kundër një okupatori e agresori historikisht shtypës e famkeq, siç ishte Serbia”, shkroi ai.

    Limaj tutje ka shkruar se kjo fitore ishte kauzë kombëtare para syve të botës.

    “Më e madhe së sa pesha e lirimit tim, ishte fitorja e parë e kauzës sonë kombëtare para syve të botës, përmes drejtësisë ndërkombëtare.

    Ndjehem krenar qe ky proces perveç se ka mbetur fitorja e parë e drejtësisë, është aktgjykim i cili po mbetet bazament në dëshminë e pastërtisë së luftës së drejtë në çdo betejë, andaj pres sa më parë kthimin e bashkëluftëtarëve tanë nga Hagë, dhe shënimin përfundimtar të fitores së luftës së drejtë të UÇK’së për çlirim e liri”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark