×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj në Akademinë Përkujtimore në Malishevë: Veteranët e ndjerë po përkujtohen në Nëntorin e lavdisë sonë kombëtare

    Insajderi
    27 November 2024 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në Malishevë, ku u nderuan të gjithë veteranët e UÇK-së që kanë humbur jetën pas mbarimit të luftës.

    Limaj theksoi se “veteranët e ndjerë po përkujtohen në Nëntorin e lavdisë sonë kombëtare” dhe shprehu respektin për kontributin e tyre në luftën për liri.

    Ai gjithashtu e vlerësoi organizimin e akademisë, duke i uruar përgëzime kryetarit të Malishevës, Kastrati, dhe degës së OVL UÇK-së për këtë ngjarje madhështore dhe nderuese.

    Postimi i tij i plotë:

    Në vendlindjen time, aty ku secili është edukuar e rritur bashkë me motivin për të nderuar pa dallim, gjithë ata që kanë dhënë kontribut fisnik në luftën për liri.

    Akademia Përkujtimore në të cilën sot mora pjesë në Malishevë, në thelb kishte përkujtimin e nderimin për të gjithë veteranët e UÇK’së që kanë humbur jetën pas mbarimit të luftës.

    Përgezime për kryetarin Kastrati dhe degën e OVL UÇK’së në Malishevë për këtë organizim sa nderues aq edhe madheshtor, mu për faktin se veteranët e ndjerë po përkujtohen në Nëntorin e lavdisë sonë kombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark