Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të rrëzohet shumë shpejtë. Ai madje ka thënë se dy javët e ardhshme janë vendimtare për zgjedhjet e përgjithshme.
“Qeveria e Kosovës do të bie shumë shpejt dhe dy javët e ardhshme janë vendimtare për zgjedhjet nacionale në Kosovë. Ose gjatë këtyre dy jave do të ketë vendim për zgjedhje ose s’do të ketë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Limaj në një konferencë për media.
Ndërkaq duke folur për për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, tha se është duke shkuar si duhet. /Insajderi.com