Limaj në Ferizaj me pritje madhështore: Veç vepra që ta rregullojmë ekonominë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj në Ferizaj me pritje madhështore: Veç vepra që ta rregullojmë ekonominë

    Insajderi
    05 December 2024 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot është pritur në mënyrë madhështore në Ferizaj.

    Limaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se qytetarët e Ferizajt kërkojnë veç vepra për rregullimin e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë e në veçanti sigurisë.

    “Bashkë me kandidatët e NISMA Socialdemokrate, sot u mirëpritem në qytetin e Ferizajit. Qytetarët e Ferizajit kërkojnë #veçVEPRA që kontribuojnë në zhvillim ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi funksionale dhe, në veçanti, siguri kombëtare. Prandaj, u zotuam se do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për Ferizajn dhe për gjithë vendin”, ka shkruar Limaj.

    Sipas tij, suksesi i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i NISMA-s do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucionet tjera qendrore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark