Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se Prekazi është emblema e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Limaj nga atje është zotuar për avancim dhe fuqizim të vendit.
“Nga Prekazi i Adem Jasharit, nga emblema e lirisë, nga ku nisën celulat e para të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke u zotuar për avancimin dhe fuqizimin e vendit tonë”, ka shkruar ai.
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025 në vendin e lavdisë kombëtare, në Prekaz.