Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë një takimi në fshatin Sankoc të Drenasit, u mirëprit me entuziazëm nga banorët, duke theksuar se ky vend ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës.
Limaj theksoi se Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, antarësimi në NATO dhe zhvillimi i arsimit, bujqësisë dhe shëndetësisë janë angazhime të NISMA-s për të ardhmen e Kosovës.
Ai u shpreh se këto janë vetëm hapat e parë për një rrugë të sigurt dhe me vepra të mëdha në të ardhmen.
E plotë:
Në fshatin Sankoc të Drenasit, u mirëpritëm sonte sikur para disa viteve nën uniformën e shenjtë të UÇK-së!Ky vend, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës, edhe sot është rreshtuar fuqishëm rreth Kosovës fituese, veçVEPRA.
Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, antarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe qendrat rekreative për të rinjtë janë zotimet tona dhe janë mundësi për të vazhduar rrugën tonë, duke ruajtur vlerat dhe parimet që na kanë udhëhequr deri më sot.Këto janë vetëm hapat e parë për të siguruar se do të vazhdojmë me vepra të mëdha.