Kandidati për deputet në koalicionin Nisma-AAK, Fatmir Limaj, ka thënë se në Suharekë është konfirmuar fitorja.
Limaj ka thënë se qytetarët e Suharekës po përkrahin programin për Kosovë fituese, për anëtarësim në NATO, pavarësim energjetik dhe zhvillim ekonomik.
“Në Suharekë u konfirmua fitorja jonë, me entuziazëm dhe vullnet, qytetarët e Suharekës po përqafojnë programin tonë për një Kosovë fituese, veçVEPRA, për antarësim në NATO, pavarsim energjetik dhe zhvillim ekonomik”.
“Të harruar e injoruar nga qeveria, qytetarët e Suharekës dhe të Kosovës kanë nevojë për projekte të mëdha që e çojnë vendin në rrugën e zhvillimit dhe avansimit, aty ku çdo qytetar do të ndihet pjesë përbërëse e zhvillimit të vendit”.