Limaj në Viti: Qeveria Kurti ka vetëm shpifje, ne do te bëjmë veç vepra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj në Viti: Qeveria Kurti ka vetëm shpifje, ne do te bëjmë veç vepra

    Insajderi
    06 December 2024 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Limaj, kryetari i Nisma Socialdemokrate, ka thënë se Qeveria Kurti ka vetëm shpifje.

    Nga Komuna e Vitisë, Limaj është zotuar për zhvillimi ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi dhe siguri në Kosovë.

    Sipas tij Kosova ka nevojë për njerëz të guximshëm për t’u rikthyer fuqishëm.

    “Mikëpritja në Viti është mesazh i qartë se qytetarët e Kosovës kërkojnë #veçVEPRA! Në qytetin e Vitisë u zotuam për punë dhe vepra të mëdha si zhvillimi ekonomik, arsim cilësor, shëndetësi dhe siguri në Kosovë. Për katër vjet, vendi ynë është ballafaquar me një qeveri që ka vetëm fjalë dhe shpifje, sot ka ardhur koha që të maten veprat. E kaluara jonë është #veçVEPRA, prandaj Kosova ka nevojë për njerëz që kanë guxim për ta transformuar dhe rikthyer fuqishëm Kosovën në vendin ku i takon”, ka shkruar Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark