Lideri i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka qëndruar në Vushtrri, nga ku tha se ka mobilizim për të rikthyer Kosovën fituese.
Limaj ka premtuar pavarësi energjetike.
“Vushtrria është mobilizuar fuqishëm për Kosovën fituese, #VeçVEPRA, sepse, si kurrë më parë, Kosova ka nevojë për të rikthyer zërin e arsyes, njerëz që pas vetes kanë veçVEPRA.
Koalicioni ynë është bashkuar për Kosovën, për pavarsinë energjetike, zhvillimin ekonomik, anëtarësimin në NATO dhe mirëqenien për çdo qytetar”, shkroi ai.