Limaj nga Dragashi: Kjo qeveri iu ka harruar, ne po kthehemi fuqishëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj nga Dragashi: Kjo qeveri iu ka harruar, ne po kthehemi fuqishëm

    Insajderi
    07 December 2024 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i parisë politike NISMA, Fatmir Limaj është takuar me qytetarët e Dragashit.

    Në llogarinë e tij në Facebook, Limaj ka shkruar se gjatë rrugës për në këtë komunë: kalova nëpër veprat që i ndërtuam për përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve, fatkeqësisht, në vitet e fundit qytetarët e Dragashit kanë mbetur të harruar nga qeveria aktuale dhe po ballafaqohen me probleme të ndryshme.

    Tutje Limaj ka thënë se NISMA është duke u kthyer fuqishëm, si nevojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

    “NISMA po rikthehet fuqishëm aty ku e ka vendin, si nevojë për përmirësimin dhe avancimin e veprave të mëdha për vendin”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark