Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në Jezerc të Ferizajt pati mbështetje të jashtëzakonshme për partinë e tij.
Limaj deklaroi se qytetarët e Ferizajt janë rreshtuar fuqishëm rreth Nismës.
“Qytetarët e Ferizajt janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA-së dhe listës tonë për një Kosovë fituese, që është veçVEPRA, prandaj ne e kemi obligim nga e kaluara jonë, familja, dhe tradita, që ta kthejmë Kosovën në rrugën e drejtë”, ka shkruar Limaj.
“Sot, më shumë se dje, jemi bashkuar për të mirën e Kosovës, duke u zotuar se zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, siguria dhe pavarësimi energjetik janë detyrë e jonë në mandatin e ardhshëm”, përfundon shkrimi i tij.