×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj nga Gjermania: Mërgimtarët na dhanë mbështetje për një Kosovë euro-atlantike

    Insajderi
    17 November 2024 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me partnerët e koalicionit, ka zhvilluar një vizitë në Augsburg, ku është mirëpritur nga qindra bashkëatdhetarë.

    “Së bashku me partnerët e koalicionit, u mirëpritëm nga qindra bashkëatdhetarë në Augsburg, ku u konfirmua edhe njëherë mbështetja e parezervë për koalicionin tonë”.

    Limaj përsëriti mesazhin e rëndësishëm se integrimi i Kosovës në NATO mbetet një prioritet kyç për konsolidimin e shtetësisë, ndërsa zhvillimi ekonomik, duke forcuar bashkëpunimin me bizneset e Diasporës, do të jetë një nga fokuset kryesore.

    “Ne e përsëritëm mesazhin se integrimi në NATO është prioriteti ynë në konsolidimin e shtetësisë tonë, ndërsa zhvillimi ekonomik, përmes bashkëpunimit me bizneset tona të fuqishme në Diasporë, do të jetë një nga fokuset tona. Ne u zotuam se do të vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët, derisa mbështetja e marrë nga mërgimtarët tanë është një forcë shtytëse për realizimin e programit tonë për Kosovën euroatlantike”, u shpreh Limaj .

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark