Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se janë duke u mobilizuar për ndryshimin e madh më 9 shkurt.
Ai sot ka mbajtur një bashkëbisedim me rininë Llapushës, nga aty tha se Malisheva gjithnjë është rreshtuar në rrugën e duhur.
“Në Malishevën Urbane, për një bashkëbisedim të hapur me rininë e mrekullueshme të Llapushës heroike, që janë duke u mobilizuar si asnjëherë më parë për rikthimin e zërit të Nismës Socialdemokrate në Parlamentin e Kosovës.Rinia e Malishevës gjithnjë është rreshtuar në rrugën e duhur, përherë ka qenë promotor i proceseve politike dhe krah nismave për të mirën e vendit, dhe si e tillë tashmë fuqishëm dhe e bashkuar kanë nisur punën e madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për ndryshimin e domosdoshëm të qeverisjes qendrore“, tha ai.