Limaj nga Podujeva: Kjo është dëshmia që Qeveria Kurti ka vepruar me arrogancë e pa shpresë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Limaj nga Podujeva: Kjo është dëshmia që Qeveria Kurti ka vepruar me arrogancë e pa shpresë

    Insajderi
    17 January 2025 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka vepruar me arrogancë dhe pa shpresë, duke marrë si shembull rrugën Prishtinë-Podujevë, e cila, sipas tij, është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes, mos përgjegjësisë dhe mungesës së vizionit.

    Gjatë një takimi në Lluzhan të Podujevës, Limaj u shpreh se kjo qeveri ka dështuar në realizimin e premtimeve dhe se ka treguar mungesë angazhimi për zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.

    “Rruga Prishtinë-Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes, mos përgjegjësisë dhe arrogancës, pa vizion dhe pa shpresë, ky është përshkrimi i rezultateve të kësaj qeverie,” shkroi Limaj në Facebook.

    Ai u shpreh se rreshtimi rreth koalicionit “Për Kosovën Fituese, veç VEPRA” është e vetmja mundësi për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm për vendin, anëtarësim në NATO dhe pavarsim energjetik, duke ofruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark