Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot ka vizituar shtabin zgjedhor të kësaj partie në Podujevë. Ai ka thënë se atje kanë shpalosur programin fitues për vitin 2025.
“Sot në shtabin zgjedhor të NISMA-së në Podujevë shpalosëm programin fitues për vitin 2025”, ka shkruar Limaj.
“Sikurse në gjithë Kosovën, edhe në Podujevë qytetarët e kësaj zone përballen me sfida të ndryshme ditore, dhe sidomos problemi i pazgjidhur i rrugës Prishtinë-Podujevë. Kjo pengesë, përveç se vështirëson jetën e qytetarëve të Podujevës, shkakton dëme të mëdha edhe te bizneset e këtij qyteti”.
Më tutje Limaj ka thënë se Podujeva është afër listës fituese.
“Podujeva është afër listës fituese, sepse është koha për vepra, dhe lista jonë është veçVEPRA”.