Fatmir Limaj, kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma me numrin 2 në listën zgjedhore, ka thënë se qytetarët e Klinës i janë bashkuar karvanit të fitores.
“Bashkimi dhe rreshtimi rreth koalicionit tonë është shpresë për Kosovën, duke marrë parasysh keqqeverisjen, injorimin dhe arrogancën qeveritare, ne, bashkë, me besim dhe angazhim maksimal, do ta ndërtojmë Kosovën”, ka thënë Limaj.
“Kosova ka nevojë për vepra, dhe ne jemi garantues për këtë, sepse e kaluara jonë është dëshmia më e mirë.
Kudo që kemi qenë, kemi dalë fitimtarë e faqebardhë. Prandaj, antarësimi në NATO, pavarsimi energjetik dhe zhvillimi ekonomik janë zotimet tona për qeverisjen tonë për Kosovën fituese, veçVEPRA”.