Kryetari i rizgjedhur i partisë Nisma Për Kosovën, Fatmir Limaj ka falenderuar delegatët e kësaj partie, të cilët e vendosen prapë atë në krye të partisë derisa ka thënë se Kuvendi i NISMA-s është shembull për partitë tjera në Kosovë.
Limaj ka lavdëruar Kuvendin e NISMA-s duke thënë se një “Kuvend model si i Nismës, i mungonte Kosovës.”
“I falënderoj me respekt të gjithë delegatët e NISMA për Kosovën, që morën pjesë në Kuvendin e parë zgjedhor, e që në fakt ishte një Kuvend model që i mungonte skenës sonë politike. Ky Kuvend na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Nismën”, ka thënë ai.
“Falenderim nga zemra për të gjithë delegatët që përfaqësonin zërin e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të Nismës, e të cilët më dhanë besimin e tyre për kryetar të NISMA për Kosovën”, tha ai.
Në Kuvendin ygjedhor të Nismës të thvilluar gjatë ditës së djeshme, Limaj u rizgjodh kryetar i partisë. /Insajderi.com