Limaj: NISMA dhe AAK-ja kanë program fitues për zgjedhjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: NISMA dhe AAK-ja kanë program fitues për zgjedhjet

    Insajderi
    15 April 2016 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu po pretendon lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili tha se partia e tij është plotësisht e gatshme të inkuadrohet në një koalicion parazgjedhor.

    Sipas tij, NISMA dhe AAK-ja janë afër finalizimit të një marrëveshje për formimin e një koalicioni parazgjedhor.

    “Ne nuk do t’i presim aleancën e VV-në, ne duam të formojmë koalicion parazgjedhor. Ne kemi program fitues për zgjedhjet e ardhshme, ne po planifikojmë një projekt për të fituar zgjedhjet”, tha Limaj.

    Edhe zyrtar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë konfirmuar sot për bashkëpunimin e afërt që kanë këto dy parti opozitare. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark