Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka pasur një diskutim me kryesinë e partisë për situatën aktuale në vend.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Limaj tha se janë duke zhvilluar takime me strukturat në vend dhe po punojnë çdo ditë për t’i kthyer dinjitetin shtetëror Kosovës dhe për të lehtësuar jetën e qytetarëve.
Ai theksoi rëndësinë e veprës konkrete për të arritur një Kosovë të fuqishme, me siguri dhe ekonomi, ku bashkimi i forcave do të jetë garancia për një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme për vendin.
“Ne po punojmë çdo ditë që këtij vendi t’ia kthejmë dinjitetin shtetëror dhe qytetarëve t’u lehtësojmë jetën e përditshme prandaj veçVEPRA i duhen Kosovës, dhe bashkimi ynë garanton siguri dhe ekonomi për një Kosovë fituese”, shkroi ai në Facebook.