Limaj: Një kryeministër që flet për luftë, humb zgjedhje – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Limaj: Një kryeministër që flet për luftë, humb zgjedhje

    Insajderi
    19 December 2024 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, teksa ka komentuar deklaratat e Albin Kurti për luftë, ka thënë se një kryeministër që flet për luftë, humb zgjedhje.

    Ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se ky vend ka nevojë për siguri, për politika të urta dhe njerëz me përvojë, teksa ka shtuar se Njësinë Speciale e kemi të armatosur deri në dhëmbë për luftë.

    “Një kryeministër që përmend luftën humb zgjedhje dhe nënat tona po habitën po thonë, mos harroni kur ai përmend luftën ai është duke folur për djemtë e juaj, çfarëdo konflikti këtu, djemtë e juaj kanë me qenë në vijën e parë të frontit. Ne kemi luftuar për mos me luftu kurrë Kosova”, ka thënë Limaj.

    Tutje, Limaj i është përgjigjur edhe deklaratës së Blerim Gashit, i cili tha se “peshorja është a asfalti i Fatmir Limajt a veriu i Albin Kurtit”. Qyre Blerim, unë edhe lirinë edhe luftën edhe asfaltin edhe aeroportin edhe transformimin e Kosovës e ai as veriun. Tash po dal te veriu, veriun e mbajnë me Njësi Speciale, veriun nuk është duke e mbajtë as Albin Kurti as Xhelal Sveçla, qu dalim me kerr e shohim qysh është veriu sot. A kemi me kthy sovranitet përnjëmend a me shtri sovranitet si duhet a me na ndodh si ndodhi te kanali nesër na ndodh diçka tjetër”, ka thënë Limaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark