
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka njoftuar se nuk është takuar edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Si të kthehemi flasim, jo nuk jemi takuar”, deklaroi ai.
Para seancës konstitive ai njoftoi se ia ka bërë ftesën Kurtit. “Po sigurisht”, tha ai.
Ndërkohë, kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, konfirmoi se do të ketë takime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.
Ajo u shpreh, të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim.
“Ende nuk kemi diçka konkrete”.
Ndërkaq në pyetjen se nëse Limaj do këmbëngulte për kryeparlamentar, Haxhiu u përgjigj: “Tashmë VV-ja ka dhënë qëndrimin, propozimin. Duke qenë se është emri im në kandidaturë, nuk mund të them më shumë”, përfundoi ajo