Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj bëri deklaratën e tij të famshme “nuk provohet shteti o djem”.
Tutje ai u shpreh se ne jemi duke bërë eksperimente me shtetin tonë.
“Nuk provohet shteti me axhami, duhet me lanë një gjurmë. Ne jemi duke bërë ekspermente me shtetin tonë. Këta djemtë e vajzat i ka zënë në befasi ky besim i madh që ia ka dhënë populli. Këta janë kanë të përgatitur për antishtet e jo me e drejtu shtetin. Kosova nuk është në një situatë ku duhet të provohet shtetësia dhe fati i drejtimit të saj, po fatkeqësisht ne e provuam”, tha ai për Periskopin.