Limaj: Opozita i fiton 57 për qind të votave në zgjedhje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Opozita i fiton 57 për qind të votave në zgjedhje

    Insajderi
    03 April 2017 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, që aktualisht qeverisin me vendin, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të jenë opozitë. Kështu është thellë i bindur kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

    Limaj, në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit tha se ose Vetëvendosje, ose subjekti i tij bashkë me AAK-në, do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

    Madje, thotë se bashkë këto tri subjekte do të kenë jo më pak se 57% të votave.

    “Opozita ka për ta drejtuar kryeministrinë e ardhshme. Edhe nëse mbahen nesër zgjedhjet, e që shtyhen jam i bindur se vetëm sa ka për t’u fuqizuar opozita. Kjo sepse disponimi te qytetarët është duke ndryshuar. Njerëzit janë të pakënaqur, janë të zhgënjyer. Asnjë premtim i tyre nuk është realizuar. Njerëzit e kanë kuptuar se mashtrimi nuk ndez”, tha Limaj.

    Për Gjykatën Speciale që së shpejti pritet të publikoj edhe aktakuzat e para, Limaj tha se ky është projekt serb, i ndihmuar nga disa njerëz në Kosovë.

    “Gjykata Speciale është projekt i Serbisë i ndihmuar nga individë këtu. Si mund ta thotë Presidenti i vendit që Gjykata Speciale është projekt ndërkombëtar. Do të thotë se ndërkombëtarët me kohë e kanë planifikuar rrënimin e këtij vendi. Projekti ndërkombëtarë është liria e Kosovës”, tha ai.

    Nismën e Thaçit për ndryshimin e ligjit për ushtrinë, ish-bashkëpartiaku i tij e quajti hajgare, derisa nuk jep dorëheqje për këtë. Për demarkacionin, Limaj tërhoqi vëmendjen edhe një herë, duke thënë se kjo më nuk kthehet as me luftë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark