Limaj para shumë simpatizantëve në Vushtrri: Zhvillim ekonomik e anëtarësim në NATO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj para shumë simpatizantëve në Vushtrri: Zhvillim ekonomik e anëtarësim në NATO

    Insajderi
    14 December 2024 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s, pas një takimi të zhvilluar në Vushtrri, ka thënë se ky qytet i ka thënë ‘‘Po’’ kësaj partie, dhe kandidates për deputete Xhevahire Izmaku, shkruan Gazeta Express.

    Tutje, i pari i NISMA-s ka deklaruar edhe se qytetarët e Vushtrisë janë rreshtuar rreth veprave të mëdha, sepse edhe ky qytet edhe Kosova kanë nevojë ‘‘veç vepra’’.

    Postimi i plotë:

    Vushtrria i dha një PO NISMA-së dhe kandidates tonë për deputete, Xhevahire Izmaku!

    Qytetarët e Vushtrrisë sot u rreshtuan rreth veprave të mëdha, sepse si kurrë më parë, Vushtrria dhe Kosova kanë nevojë për njerëz që kanë #veçVEPRA.

    Vushtrria ballafaqohet me sfida të ndryshme, dhe zgjidhjet për këto probleme mund të vijnë vetëm nga njerëz që janë të gatshëm të veprojnë, që kanë provuar dhe dëshmuar aftësitë e tyre për të sjellë ndryshime të vërteta dhe që kanë #veçVEPRA.

    Zhvillimi ekonomik, energjetika, shëndetësia dhe antarësimi në NATO — këto janë zotimet tona, dhe garancë për këtë është e kaluara jonë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark