Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, shpërndau një video në Facebook nga tubimi elektoral që kishte koalicioni “Për Kosovën Fituese”, në Malishevë.
NISMA qeverisë në Malishevë që nga viti 2013.
Ai ka falënderuar qytetarët për besimin, duke thënë se përjetësisht me tre shkronjat e arta, UÇK.
“Përjetësisht me tre shkronjat e arta, UÇK! Respekt e mirënjohje për vlerësimin, angazhimin dhe forcën që në çdo kohë e moment keni dhënë.Besimi juaj ndaj nesh është obligim për të punuar shumë më shumë për çdo qytetar të Malishevës e Kosovës”, ka thënë Limaj.