Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se autostrada e Gjilanit nuk është vetëm për Gjilanin.
Në këtë postim thuhet se kjo autostradë është projekt strategjik për lidhjen e shqiptarëve, dhe u tha se do ta përfundojnë.
“Autostrada e Gjilanit nuk është vetëm për Gjilanin, por është projekt strategjik për lidhjen e shqiptarëve, dhe ne do ta përfundojmë, siç do të realizojmë edhe anëtarësimin në NATO dhe pavarsimin energjetik”, thuhet tutje në postim.