Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, tha se ministrat e Qeverisë Kurti, nuk kanë kryer punë të gjithë së bashku sa ai për dy vjet e gjysmë.
Ai është shprehur se i vjen keq, sepse sipas tij, 12 vjet pas, puna nuk do të duhej të ishte e krahasueshme.
“Mua më vjen keq sot se nuk duhej të ishin të krahasueshme, 12 vjet pas, nuk krahasohet puna e para 12 viteve me sot, sepse rrethanat kanë qenë tjera”.
“Dhe me ardhë puna pas 12 vitesh që të të them “vendosmi krejt ministrat e qeverisë në njërën anë dhe unë në njërën anë, asnjëri s’kanë bërë punë bashkë, sa kam bërë unë për dy vjet e gjysmë, kjo është keq për Kosovën”, është shprehur ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.