
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkruar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Limaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Haxhi Thaçi ishte njëri i sakrificës i cili gjithë jetën u ballafaqua me sfida.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Thaçi.
Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda. Shto këtu edhe betejën e fundit të presidentit Thaçi në Hagë ai pothuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave që i solli jeta.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe mikun tim Hashim Thaçi.
Prehu në paqe, baca Haxhi”, shkroi Limaj. /Insajderi.org/