Limaj përkrah përfshirjen e opozitës në dialogun me Serbinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj përkrah përfshirjen e opozitës në dialogun me Serbinë

    Insajderi
    01 October 2016 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, përkrah idenë që partitë opozitare të përfshihen në dialog me Serbinë dhe në vendimmarrje për tema të tjera të rëndësishme për vendin.

    Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Limaj thotë se ka qenë një traditë që të gjithë aktorët politikë duhet të përfshirën dhe të provohet të ndërtohet konsensus për tema nacionale.

    “Natyrisht, detyrën dhe përgjegjësinë, edhe obligimin për ta qeverisur vendin e ka Qeveria që e ka shumicën dhe nuk ka asnjë dilemë, por këta nuk janë duke ditur të bëjnë dallimin me qeverisjen e vendit dhe temat nacionale, ku duhet patjetër konsensus nacional për tema të ndjeshme, siç ishte demarkacioni ose bisedimet me Serbinë”, ka thënë Limaj kur është pyetur lidhur me atë se a do të duhej opozita të përfshihej në dialog.

    Por, sipas tij, qeverisjen aktuale e ka karakterizuar që nga fillimi arroganca për shkak të numri të madh të deputetëve që ata kanë në kuvend./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark