Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar edhe një kandidate për deputete.
Ai ka prezantuar Xhevahire Izmaku nga Vushtrria, për të cilën tha se ka prevojë dedikim dhe vizion në shërbim të qytetarëve.
“Xhevahirja ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës, përveç kësaj, ajo ka shërbyer si nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë, duke udhëhequr me përgjegjshmëri dhe angazhim në zhvillimin lokal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë banorët e komunës së Vushtrrisë. Përveç angazhimeve të saj politike, Xhevahire Izmaku është një profesoreshë e nderuar, e cila ka pasur një ndikim të madh në edukimin e brezave të rinj.
Kandidatura e Xhevahire Izmakut për deputet është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar punën e saj të vyer në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës, me përvojën, dedikimin dhe vizionin e saj, Xhevahirja është një kandidate e shkëlqyer për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tonë“, shkroi Limaj.