Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se qytetarët e Prishtinës janë rreshtuar ndaj Kosovës fituese.
Limaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se garanci për zgjidhjet e problemeve të qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës është lista e Nismës.
“Qytetarët e Prishtinës sot fuqishëm u rreshtuan për Kosovën fituese, veç VEPRA. Jeta e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, në veçanti, është vështirësuar vazhdimisht. Kriza ekonomike, problemet energjetike dhe siguria janë shqetësimet e përditshme, dhe garanci për zgjidhjen e tyre është lista jonë, veçVEPRA”, ka shkruar Limaj.
“Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, antarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe qendrat rekreative për të rinjtë janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës. Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veç VEPRA”.