Limaj: Pronare e kodit +383 është Serbia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Pronare e kodit +383 është Serbia

    Insajderi
    14 November 2016 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se me marrëveshjen për kodin telefonik, Qeveria e Kosovës po e bën përfundimisht Serbinë bashkëpronare të aseteve shtetërore të Kosovës, në këtë rast pronare të frekuencave në fushën e telekomunikimit.

    “Kjo marrëveshje i jep Kosovës kod telefonik gjeografik, e jo shtetëror, kod të cilin Serbia po ja jep në shfrytëzim Kosovës, me këtë marrëveshje pronare e këtij kodi po mbetet Serbia”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

    “Me këtë marrveshje qeveria e Kosovës poashtu i ka lejuar qeverisë së Serbisë që edhe operatori telefonik shtetëror serb të funksionoj në Kosovë, duke mos përfillur dhe duke i shkelur ligjet në fuqi”, ka theksuar shefi i Nismës për Kosovën.

    “Përveq dëmeve tjera ekonomike tanimë me këtë marrëveshje vlera e PTK-së në treg do të rrënohet përfundimisht. Këto marrëveshje nuk kufizihen vetëm në telefoni, por kjo është edhe një tjetër ndërhyrje në sovranitetin e vendit, me theks të veqant ndërhyrje direkte në sigurinë nacionale, sepse kjo do ti mundësoj organeve serbe të sigurisë të kenë mundësi për të ndërhyrë në sigurinë publike të shtetit dhe private të qytetarit”, ka shkruar Limaj.

    Sipas tij, “sot me këtë marrëveshje kjo qeveri po e legjitimon Serbinë si bashkëpronare të aseteve dhe pasurisë së Kosovës. Kjo qeveri hapi edhe një derë të rrezikshme që më nuk do të mbyllet, kjo tashmë shumë shpejt do të shihet edhe në asetet tjera ekonomike të vendit”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark