Limaj: Rahoveci me mendje e zemër për Kosovën fituese 137 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Limaj: Rahoveci me mendje e zemër për Kosovën fituese 137

    Insajderi
    06 February 2025 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur besimin se qytetarët e Rahovecit do të votojnë për një Kosovë fituese më 9 shkurt.

    Ai tha se pas katër vitesh qeverisje të dështuar, që ishin shoqëruar me shpifje dhe mashtrime, qytetarët këtë herë do të mbështesin ata që kanë vepra dhe ide konkrete për zhvillim.

    “Pas katër vitesh qeverisje pa plan, me shpifje e mashtrime, këtë herë qytetarët e vendit tonë do të votojnë për Kosovën fituese, për njerëz që kanë veçVEPRA”, shkroi ai.

    Limaj falënderoi çdo qytetar dhe aktivist që ka kontribuar për këtë kauzë.

    Ne falënderojmë çdo qytetar, aktivist, burra e gra, djem e vajza të reja që u rreshtuan fuqishëm për Kosovën fituese, një rrugë që sjell zhvillim dhe prosperitet“.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark