Kreu i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj ka derdhur lot gjatë fjalimit të tij në Konventën e NISMA-s. Ai u emocionuaderisa po fliste për të ardhmën e nipit e mbesës së tij në Kosovë.
Nën duartrokitje e me himnin Kombëtar, Nisma për Kosovën, e ka nisur shënimin e trevjetorit të themelimit të saj, njofton Klan Kosova.
Punën dhe arritjet për krejt këtë kohë të ekzistimit të saj, ky subjekt për të pranishmit i tregoi përmes një video të përgatitur për këtë rast.
Në këtë tubim fjalën e mori edhe kryetar i këshillit kombëtar i Nismës, Jakup Krasniqi, i cili tha se kjo parti e mbajtur fjalën dhe i ka qëndruar besnike Kosovës.
Edhe i pari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se ndihet krenar me punën trevjeçare.
Limaj kritikoi pushtetin dhe më pas foli për të ardhmën e të vegjëlve në Kosovë, moment kur edhe shpërtheu në lot.
Videoja është e disponueshme në versionin ‘web’ të gazetës Online Insajderi: