
Pas dështimit të 45-të për konstituimin e Kuvendit, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se përpjekjet për zgjidhjen e ngërçit politik do të vazhdojnë.
Ai ka paralajmëruar një takim të mundshëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, javën e ardhshme, duke theksuar se palët tashmë kanë bërë lëshime nga pozicionet fillestare.
“Kena me vazhdu me pas takime, kryeministrin nëse nuk gaboj është në Bosnjë, kam ndërmend edhe unë me ftua me pi kafe – kështu me tentu që të gjejmë zgjidhje. Sot kthehet, mendoj javën e ardhshme do ta ftoj”, tha Limaj, duke shtuar se palët politike tashmë kanë bërë lëshime nga pozicionet e tyre fillestare.
“Ne shumë kemi lëvizur shumë nga pozicioni. Krejt i kemi ofruar mundësit tona”, tha ai.
Limaj shtoi se zgjidhja duhet të bazohet në interesin shtetëror dhe në funksionalizimin e institucioneve demokratike.