
Ai tha se u dëshmua lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u bë me qëllim mbrojtjen e 80 mijë civilëve.
“Sot për herë të pestë marr konfirmim të drejtësisë për luftën time të pastër. Sot për herë të pestë edhe një herë lufta ime dhe bashkëluftëtarëve të mi, ka qenë një luftë për mbrojtjen e mbi 80 mijë civilëve”, ka thënë Limaj.
I pari i NISMA-s falënderoi të gjithë ata që kishin besim tek pafajësia e tij.
“Ju shprehi mirënjohjen time respektin dhe falënderimin që na keni mbështetur dhe keni pas besim në ne”, deklaroi i pari i NISMA-s.
Limaj gjatë ditës së djeshme mori vendimin e Gjykatës së Apelit për pafajësinë e tij në rastin “Kleçka”. /Insajderi.com